Shkup, 8 maj – Formimi i Qeverisë së re nuk do të pres gjatë mandatimin nga presidenti Gjorge Ivanov, por do të ndodhë shumë shpejtë përmes votimit të saj në Parlament, thonë për gazetën KOHA burime partiake nga shumica parlamentare. Aktualisht është duke rrjedhur afati dhjetë ditor që shumica parlamentare ia caktoi Ivanovit për t’ia ndarë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Njoftimi se ka shumicë parlamentare ende nuk është publikuar nga Gazeta zyrtare, megjithëse dokumenti për këtë këtij institucioni i është dërguar që nga java e kaluar. Burimet partiake të Gazetës KOHA nga shumica parlamentare, theksojnë se po bëhen gati që në rast të qëndrimit të kundërt të Presidentit Ivanov, respektivisht të mos e mandatojë Zaevin për kryeministër, atëherë Qeveria do të zgjidhet direkt në Parlament, por që të ndodhë kjo, LSDM, BDI, ASH dhe Lëvizja BESA, do të kenë bisedime paraprake dhe të lidhin marrëveshje për ndarjen e pushtetit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)