LSDM-ja sot kumtoi se shumica e re parlamentare e merr obligimin shumë shpejtë t’i zhbllokojë proceset demokratike dhe të zgjedh qeveri të re reformuese. Kjo siç theksohet, do të bëhet në pajtim me Rregulloren kuvendore, Kushtetutën dhe ligjet.
“Pritjet e shumicës së qytetarëve në Maqedoni dhe të opinionin ndërkombëtar do të realizohen, sepse kjo është rruga e vetme e drejtë për Maqedoninë. Formimi i qeverisë së re është prioritet i lartë për interesat shtetërore dhe për qytetarët”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.