Një sondazh i zhvilluar së fundmi në SHBA, tregon se 8 nga 10 amerikanë mendojnë se fushata zgjedhore e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në vitin 2016, është e lidhur me Moskën.
Në sondazhin e zhvilluar nga Reuters, në të gjithë SHBA-në, në periudhën 17 shkurt – 4 mars, 53 përqind e të anketuarve thanë se shtabi i Trumpit ka punuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016, 32 përqind e të anketuarve kanë kundërshtuar këtë, e 15 përqind nuk kanë qenë të sigurt, transmeton KTV.
Sipas sondazhit, 50 përqind e të anketuarve besojnë se Trumpi përpiqet ta ndalojë hetimin rreth Rusisë, 32 përqind e kanë kundërshtuar këtë, ndërsa 18 përqind kanë deklaruar se janë të pavendosur.
Sondazhi i Reuters-it u zhvillua me 2 mijë e 379 të anketuar, nga të cilët 888 ishin demokratë dhe 796 republikanë.