Shkup, 3 gusht – Partitë e shumicës parlamentare – LSDM, BDI dhe LR-PDSH shprehen të sigurt se Ligji për gjuan shqipe shumë shpejtë do të miratohet në Parlament ndërsa vonesa e deritashme nuk është arsye për shtyrje eventuale të zgjedhjeve. Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit Parlamentarë të LSDM-së të enjten në Parlament i quajti të pasakta akuzat e partive opozitare se për shkak të Ligjit për gjuhën shqipe, zgjedhjet mund të mos shpallen më 6 gusht. “Nuk e shoh që Ligji për gjuhët është arsye për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Në fund të seancës, Ligi për gjuhët do të jetë në procedurë parlamentare bashkë me paketën e ligjeve nga sfera e ekonomisë dhe ajo sociale. Pra ligji për gjuhët nuk është pengesë për zgjedhjet lokale”, theksoi Tomisllav Tuntev nga LSDM. Ai, po ashtu deklaroi se deputetët e shumicës parlamentare janë marrë vesh që të mos i shfrytëzojnë pushimet vjetore përderisa nuk përfundon diskutimi për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevskit. “Ne jemi në qëndrimin që të mos… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)