Shkup, 4 qershor – BEG – Furnizimi me energji ngrohëse më shumë se gjysmës së konsumatorëve ose 62 për qind, do t’u dërgojë fatura më të ulëta ose të barabarta me avanset, kumtojnë nga kompania.
Vlera e faturave me parapagesë, sqarojnë prej atje,është e ndryshme për çdo konsumator dhe varet nga karakteristikat dhe efikasiteti energjetik i objektit dhe gjithsesi nga sasia e matur e energjisë elektrike të objektit.
“Edhe pse sezoni i kaluar ngrohës ka zgjatur gjashtë ditë më shumë se zakonisht, megjithatë, temperaturat e larta mesatare të jashtme gjatë dimrit të kaluar e zvogëluan dërgesën e energjisë ngrohëse në sistemin qendror për energji elektrike në Shkup. Sasia më e vogël e energjisë ngrohëse të dërguar deri te konsumatorët nga parashikimi do të nivelizohet në faturat për muajt maj, qershor dhe korrik, kur zakonisht bëhet parapagesa mes energjisë ngrohëse të dërguar reale nga ajo e parashikuar”, citojnë në kumtesë.
Konsumatorët gjatë tërë vitit, në llogaritë e tyre kanë të dhëna për atë se sa energji kanë shpenzuar, si dhe për vlerën e dallimit mes energjisë ngrohëse të shpenzuar dhe të parashikuar. Nëse gjatë avansit thonë nga BEG, konfirmohet se është shpenzuar më shumë energji ngrohëse se sa që është llogaritur, atëherë dallimi sistemohet në tre këste të barabarta dhe në mënyrë adekuate faturohet në llogaritë për muajt maj, qershor dhe korrik. Nëse sërish konsumatori me avans ka paguar më shumë se sa që është konfirmuar gjatë matjes së energjisë ngrohëse të shpenzuar, atëherë dallimi do t’i kthehet.