Shkup, 16 maj – Të enjten skadon afati dhjetëditor kur presidenti Gjorge Ivanov duhet të vendosë nëse do t’i jep mandatin për të formuar Qeveri liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Jozyrtarisht merret vesh se të hënën LSDM i ka dërguar garanci me shkrim Ivanovit se nuk do të prish asgjë nga unitariteti i shtetit dhe rendit kushtetues gjatë koalicionimit me partitë shqiptare, shkruan gazeta KOHA. Për opinionin nuk janë sqaruar konkretisht përmbajtjet e këtyre garancive, ndërsa LSDM mësohet se nuk është konsultuar paraprakisht me BDI-në, ASH-në dhe Lëvizjen BESA. “Nuk e dimë konkretisht se çka ka shkruar LSDM në garancitë e veta, vetëm dimë që Zoran Zaev ka marrë përkrahje nga lideri ynë Ali Ahmeti që të flas në emër të shumicës parlamentare me Ivanovin”, thonë për gazetën KOHA zyrtarë partiak nga BDI. Përkrahje të njëjtë, Zoran Zaevit i pati dhënë edhe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)