Shumë prej nesh zbulojnë se ilaçet si qetësuesit e dhimbjeve nuk duket se funksionojnë. Edhe kur e bëjnë, pyesim shpesh veten nëse sëmundja sapo u largua vetë. Gjatë viteve, mijëra teste klinike janë kryer për të vlerësuar efektivitetin e ilaçeve. Por në vitin 2003, një drejtues i lartë i një kompanie farmaceutike, GlaxoSmithKline pushtoi titujt duke pranuar se më shumë se 90 për qind e ilaçeve, funksionojnë vetëm në 30 deri 50 për qind të njerëzve. Në realitet, situata është edhe më hutuese, pasi provat klinike nuk mund të zbulojnë nëse vetëm disa njerëz përfitojnë, ose nëse të gjithë përfitojnë, por në një pjesë të kohës. Disa besojnë se kuptimi më i mirë i gjenetikës së pacientëve do të çojë në ‘mjekësi të personalizuar’, por deri tani kjo ka ndihmuar vetëm për shumë pak medikamente.