Më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale ne SHBA në vitin 2020, numër më i madh i votuesve të regjistruar kanë vlerësuar se me siguri presidenti aktual Donald Tramp do të fitojë mandatin e dytë presidencial, tregojnë rezultatet nga sondazhi më i ri i “Politiko”-s.
Sipas sondazhit, 56 për qind nga amerikanët, deklaruan se presin që Tramp të rizgjedhet, prej të cilëve 85 për qind republikanë dhe 51 për qind të pavarur. Qëndrim të njëjtë kanë edhe mbi 35 për qind e demokratëve.
Më shumë se tetë deri në dhjetë qytetarë kanë deklaruar se janë të motivuar të votojnë në vitin 2020 dhe 69 për qind prej tyre kanë deklaruar se janë “shumë të motivuar”. Entuziazmin më të madh për votim sipas sondazhit ka tek demokratët dhe republikanët në fakt tek çdo i katërt simpatizant i partive është përcaktuar sikur “fuqishëm i motivuar”.
“Perspektiva e rizgjedhjes së presidentit Tramp duket se ngjall entuziazëm tek votuesit në gjithë spektrin politik, të dhënat tona tregojnë se dhe republikanët dhe demokratët janë në disponim të njëjtë për të votuar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, deklaroi Tajler Sinkler, zëvendës-kryetari i “Mornig Konsalting”, një firmë konsultante që e përpunoi sondazhin për “Politiko”.
Sondazhi u zhvillua në internet nga 1 nëntori deri më 3 nëntor, në 1.983 votues të regjistruar.