Shkup, 13 nëntor – EVN – Maqedoni informon se për shkak të problemeve teknike në rrjetin elektro energjetik sot pa rrymë do të mbeten shumë vendbanime në Shkup. Nga pra 9 e 30 deri në orën 10 e 30 pa rrymë mbeten banorët e rrugës 533 në ndërtesat 1, 2, 3 dhe 4 të Komunës Ilinden. Nga ora 9 deri në orën 14 pa rrymë do të mbeten banorët e rrugës 4 të fshatit Nigishtan, Komuna e Gjorçe Petrovit. Nga 8 e 30 deri në orën 12 e 30 pa rrymë mbeten banorët e disa vendbanime të Shuto Orizarës.