Shkup, 21 mars – Konsumatorët nga rruga “5” në fshatin Zelenikov sot nga ora 8:30 deri në ora 10:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Nga ora 08:00 deri në ora 12:00 pa energji elektrike do të mbesin dhe konsumatorët në rrugën Moskovska nr. 15, ndërsa nga ora 13:00 deri në ora 14:00 një pjesë e konsumatorëve në rrugët “Budimpeshtanska”, “Hashka”, “Zhenevska”, Adolf Ciborovski”, “Oslo”, “Urosh Xhudoviç” dhe “Joakim Osogovski” në komunën e Karposhit.
Në periudhën prej ora 09:00 deri në ora 15:00 pa energji elektrike do të mbesin dhe një pjesë e konsumatorëve në rrugën “Pellagonija”, në komunën Shuto Orizare, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 13 konsumatorët nga rrugët “Voin Drashkoviç” dhe “Ibe Palikuqja” në komunën e Gjorgje Petrovit.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e aktiviteteve të parapara teknike në rrjetin distribues elektrik nga ana e ekipeve të SHA “EVN Maqedoni”.