Shkup, 19 shtator – Pa energji elektrike nesër nga ora tetë deri në orën 15 në komunën e Gazi Babës do të mbesin konsumatorët e Makpetrol Idrizovë, NECE PETROL, “Pivar”, “Zdravko”, rrugët 1,3,4,5,6 dhe 7 në fshatin Mralinë, rrugët 2,3 dhe 5 në Idrizovë, Ana Kom, Majani, Aleks Idrizovë, Pilko, Mak Lift, pjesë e rrugës 3 në Kolonia Idrizovë, dhe uikend lagjja Idrizovë përmes autostradës, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit.
Nesër nga ora 08:30 deri në orën 11:00 energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët nga shtëpitë me numra çift nga numri 60 deri 66 në rrugën “Branko Zarevski” në lagjen Draçevë në komunën e Kisella Vodës, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në rrugët 4,6 dhe 7 në fshatin Batincë në komunën e Studeniçanit, konsumatorët e rrugës “Butelski Venec” dhe një pjesë e rrugës “Brigada kosovare – maqedonase” me nënrrugët, (në komunën e Shuto Orizarës), një pjesë e rrugës “Prizrenska” dhe vendet e quajtura Kukine, Livadhet e Poshtme, Livadhet e Epërme dhe “Çeshma” në komunën e Butelit.
Ndërprerje të energjisë elektrike nesër nga ora 10 deri në orën 12 do të kenë konsumatorët nga pjesët e rrugëve “Dimitar Miraçiev”, “Jordan Mijalkov” dhe Divizioni i 50-të në komunën e Kisella Vodës.