Shkup, 11 korrik – Ndërprerje të energjisë elektrike është paralajmëruar për nesër nga ora 08:30 deri në orën 14:00 për në një pjesë të fshatit Rashçe në Komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 09:00 deri në ora 10:00 në rrugën “Anton Panov” numrat 8, 8A, 10 dhe 33 në lagjen Kapishtec në Komunën Qendër, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza nga Qyteti i Shkupit.
Gjithashtu pa energji elektrike nga ora 09:30 deri në orën 11:30 do të mbesin objektet industriale të firmave MVM Kompani, Dars dhe Granit në “Kaçaniçki pat” dhe rrethinë dhe vendin e quajtur “Vrtaçica” në komunën Çuçer Sandevë, nga ora 05:10 deri në orën 15:30 në fshatrat Gllumovë, Shishevë dhe Matkë dhe firmat Bis Oil dhe Adrius në Saraj), ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 10:30 konsumatorët nga Bul. Kuzman Josifovski Pitu nr.22 dhe nr.24 dhe rrugën “Simeon Kavrakirov” deri në nr.9 në komunën e Aerodromit.