Shkup, 1 dhjetor – Edhe pse sektori i botimeve konsiderohet si përfituesi më i madh nga programi i Bashkimit Evropian, “Evropa kreative 2014-2020”, numri i institucioneve dhe organizatave që aplikojnë çdo vit mbetet i vogël, ndërsa kriteret e konkurrimit në disa raste të vështira për t’i arritur. Janë këto arsyet që Ministria e Kulturës dhe Agjencia e Filmit gjatë prezantimit të organizuar me rastin e konkurrimit në dy nënprogramet e “Evropës kreative 2016” – Kultura dhe Media kanë apeluar për konkursin e këtij viti, afati i të cilit është shtyrë për në muajin mars, të vitit të ardhshëm. Biljana Prentoska nga sektori i Eurointegrimeve në Ministrinë e Kulturës, ka cekur se kjo është një mundësi e mirë për të realizuar projekte në të gjitha sferat e kulturës, të cilat mbështeten me 80 për qind nga ana e programit Evropa kreative.
“Edhe pse ka interesim dhe ide për të aplikuar mund të them se numri është i vogël dhe shansin për të përfituar nga ky program nuk shfrytëzohet nga të gjithë, të themi komunat, universitetet, e të tjera. Qëllimi i këtij prezantimi është që të informojmë opinionin përmes përvojës së kolegëve nga organizatat holandeze dhe ato bullgare”, ka deklaruar Prentoska. Sa i takon nënprogramit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.