Shkup, 11 dhjetor – Gjatë procesit të votimit të zgjedhjeve të parakohshme, të filluar në orën 7 të mëngjesit, shumë qytetarë të cilët ishin nisur drejt vendvotimeve për të realizuar të drejtën e tyre të votimit, një gjë të tillë nuk kanë mundur të realizojnë për shkak se emri i tyre nuk ka figuruar më Listën zgjedhore. Disa nga këta qytetarë të revoltuar i thanë gazetës KOHAse së paku një anëtar nga familjet e tyre nuk kanë mundur të votojnë, pasi emrat e tyre nuk ka figuruar në Listën zgjedhore. Njëherësh, ata informojnë se para se të mbahet procesi zgjedhor, kanë kontrolluar në uebfaqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe se emri i tyre ka qenë i evidentuar së bashku me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Gjithashtu, ata thonë se kanë shkuar deri të KSHZ-ja dhe kanë denoncuar rastet, mirëpo nga KSHZ-ja u kanë sqaruar se me siguri bëhet fjalë për problem teknik dhe se ata këtë të drejtë nuk mund ta realizojnë sot, por se në zgjedhjet e ardhshme – emri i tyre do të regjistrohet në Listën zgjedhore dhe do të mund të votojnë. Rastin e kanë paraqitur edhe te Avokati i Popullit. Se këta qytetarë nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e votomi gjatë procesit të sotëm zgjedhor e konfirmoi edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti. “Menjëherë pas hapjes së vendvotimeve deri të zyra e Avokatit të Popullit janë paraqitur një numër i madh të qytetarëve dhe kanë kërkuar ndihmë se emri i tyre nuk ndodhet në listën zgjedhore, edhe pse paraprakisht të njëjtit para se të mbahet procesi zgjedhorë kanë kontrolluar listën zgjedhore ku emri i tyre ka qenë i evidentuar. Menjëherë kemi marre veprime për të vërtetuar këto raste dhe konstatimi i ynë është se kjo ka ndodhur për shkak të problemit të mos komunikimit të dobët midis institucioneve përkatëse shtetërore”, thotë Memeti. Për fat të keq, thotë Memeti, këtij numri të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët vazhdimisht kërkojnë ndihmë nga Avokati i Popullit, nuk mund t’ju ndihmojmë që ta realizojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje. (koha.mk)