Shkup, 12 dhjetor-Pakot ligjore të propozuara nga Ministria e Drejtësisë janë në mesin e pikave të rendit të ditës në seancën e sotme të 108-të.
Siç kumtojnë nga pres-shërbimi qeveritar, ministrat do të vendosin për propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, të ligjit për gjykatat, ligjit për Këshillin Gjyqësor, ligjit për realizimin e sanksioneve dhe për propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për shkelje të ligjit.
Zgjidhjet e propozuara ligjore, siç deklaroi dje ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, janë në pajtueshmëri me rekomandimet e mara nga Komisioni i Venecias. Ndryshimet kyçe në pjesën e Ligjit për gjykata kanë të bëjnë me procedurat disiplinore të dhëna nga Komisioni i Venecias që nga viti 2015, por deri më tani nuk ishin zbatuar. Ndryshimet në Ligjin për Këshill Gjyqësor, kanë të bëjnë me përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit për punën e tyre, ndërsa thjeshtësohen dispozitat për procedurat për përgjegjësinë disiplinore dhe shkarkimin e gjykatësve.
Qeveria sot do ta shqyrtojë edhe informacionin për nevojën e miratimit të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime postare.
Për seancën, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e propozon informacionin për shpalljen e thirrjes publike për grumbullimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për hapësira deri në tre hektarë, me propozim-zgjidhje, qëndron në kumtesë.