“Para të gjithë personave zyrtare e kam ngritur çështjen e djegies së flamurit bullgar, përdhosjen e simboleve, por me të njëjtën peshë edhe të njëjtat argumente edhe për të drejtat e qytetarëve bullgarë, njerëzve që ndiejnë vetë-vetëdije bullgare, si dhe për të drejtat e të gjitha grupeve të tjera të pakicave”, tha Quçuk. Sipas tij, nuk mund të flitet për të drejtat dhe liritë e njeriut vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe vetëm kur është e rëndësishme nga pikëpamja e një ose një interesi tjetër
Xhenur ISENI
Sofje, 22 shkurt – Duket se po thellohen ndasitë midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në vend të ofrimit, siç pritej, tashmë çdo ditë e më shumë zgjidhja duket larg. Këtë e ka konfirmuar edhe eurodeputeti bullgar dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ilhan Quçuk, i cili në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar (TKB), ka thënë se Shkupi është i përgatitur për bisedë me Sofjen, por ekziston një dallim i madh midis kërkesave bullgare dhe pritjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Quçuk ka vlerësuar se si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ai ka një pozitë të përgjegjshme, e cila kërkon nga ta koordinojë politikën e përgjithshme të BE-së, por nga ana tjetër, fakti që ai është një politikan bullgar, nuk e ndalon të hyjë në bisedë për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të ngritë çështje që e shqetësojnë atë.
“Para të gjithë personave zyrtare e kam ngritur çështjen e djegies së flamurit bullgar, përdhosjen e simboleve, por me të njëjtën peshë edhe të njëjtat argumente edhe për të drejtat e qytetarëve bullgarë, njerëzve që ndiejnë vetë-vetëdije bullgare, si dhe për të drejtat e të gjitha grupeve të tjera të pakicave”, tha Quçuk. Sipas tij, nuk mund të flitet për të drejtat dhe liritë e njeriut vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe vetëm kur është e rëndësishme nga pikëpamja e një ose një interesi tjetër.
Tentim për ofrim të qëndrimeve, edhe pse duken larg, ka kërkuar edhe ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva. Të shtunën, ajo ka thënë se Bullgaria me muaj propozon të mbahet takim i Komisionit ndërqeveritar me Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim që të bëhet analizë serioze e situatës, duke formuar kështu disa organe që do të mbykëqyrin punën e Komisioneve për protokoll. “Kemi kontakte serioze në këtë temë. Përpiqemi të përgatisim propozim protokoll të komisionit. Në të ka punë konkrete – komisioni historik, të mos lejohet vendim i njëanshëm për ndërprerje të punës së komisionit, për biznesin, kulturën, arsimin, mbrojtjen, gjuhën e urrejtjes. Kemi propozuar të formohen organe konkrete që do të reagojnë, kur do të jetë e nevojshme në uljen e gjuhës së urrejtjes”, ka thënë Zaharieva, ndërsa është përqendruar në ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor me çka ka vlerësuar se disa nga vendet kandidate për anëtarësim në BE nga rajoni, janë shumë pak të harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së ndaj Rusisë si rezultat i ndikimit të Moskës ndaj tyre.
Zaharieva vlerëson se është e rëndësishme që këto vende të reformohen dhe të vendosin nëse do të jenë aleatë të NATO-s dhe nëse do të jenë anëtare të BE, ndërsa jo një nga fqinjët e saj. “Në interes të Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të ndjek rrugën e anëtarësimit (në BE), por të jetë e sinqertë dhe jo vetëm me fjalë. Po përpiqemi t’i ulim tensionet”, ka thënë Zaharieva.
I ashpër ndaj Shkupit zyrtar ndërkohë vazhdon të jetë ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov. Duke akuzuar Maqedoninë se nuk dëshiron zgjidhje të kontesteve me Bullgarinë, Karakaçanov ka deklaron se nëse elita politike në Maqedoninë e Veriut nuk i zgjidh problemet me Bullgarinë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian, atëherë ajo nuk duhet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane. “Unë nuk jam larg mendimit kur çështja e hyrjes së Maqedonisë dhe Shqipërisë do të ngrihet përsëri pas disa muajsh dhe kur Bullgaria të marrë pozicionin e saj: Shqipëria dhe Maqedonia të ndahen dhe të mos shkojnë në një pako. Sepse, siç them, mungesa e dëshirës nga ana e Shkupit për të kërkuar dialog të vërtetë me Bullgarinë praktikisht e pengon edhe Shqipërinë. Ata duhet të ndahen. Shqipëria duhet të shkojë në rrugë veçmas nga Maqedonia. Shihet tashmë se Shqipëria është vend shumë më i përparuar në reformat demokratike dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore krahasuar me Maqedoninë e Veriut”, tha kështu Karakaçanov në një intervistë për zoom.mk. (koha.mk)