Shkup, 17 janar – Konsumatorët e rrugës “23” në fshatin e Shkupit Sopishte nesër do të mbesin pa energji elektrike nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jetë vetëm fshati Markova Sushica, më saktë shfrytëzuesit e lëvizjes nga trafostacioni i parë nëpër rrugën kryesore deri te vendi i quajtur Spasov Doll, komuna e Studeniçanit.
Nga ora 8:30 deri në orën 12.30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Boris Trajkovski” nr. 107, ndërsa nga ora 10:00 deri në orën 13.00 një pjesë e fshatit Krushopek, komuna e Sarajit.
Banorët e fshatrave të Shkupit, Brezë, Malinë, Tanushë, Brodec dhe një pjesë e Pobozhjes nesër do të jenë pa energji elektrike nga ora 9:35 deri në orën 13:35, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e rrugës “50 Divizija” në komunën Qendër. Konsumatorët e fshatrave Vollkovë dhe Orman do të jenë pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 15:00.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve të caktuara teknike në sistemin elektrik.