Shkelma dhe grushte nga i dashuri për një foto me një veshje dekolte të publikuar në rrjetet sociale.
Por Melissa Gentz, 22-vjeçare nga Florida, nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka denoncuar dhunën në faqen e saj në Instagram.
View this post on Instagram
E reja u ka treguar ndjekësve shenjat në fytyrim duke treguar se i dashuri, 25-vjeçari milioner, Erick Bretz, i kapur nga një ndjenjë xhelozie, është përpjekur edhe ta mbysë, duke i futur qafën mes këmbëve.
E sulmuar në mes të natës, vajza shton se ka njoftuar policinë, sepse është terrorizuar nga dhuna., Bretz, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat, pas arrestit ka arritur të dalë nga burgu me kusht.