Ilir Shulku ka folur pas humbjes së Kombëtares kundër Italisë pasi u ekzekutuan penalltitë në “Air Albania Stadium”. I caktuar për këtë sfidë bamirësie në krye të pankinës, Shulku deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Humbjet me penallti janë gjithmonë dinjitoze. Ishte shumë e vështirë për të caktuar ata që gjuajnë penalltitë. Unë jam i kënaqur se luajtëm mirë. Pak a shumë i kisha vendosur se kush do të luante.
Formacioni? Mund të ketë pasur që kanë pasur hatërmbetje, por nuk kanë folur për formacionin. Alban Bushi është profesionist dhe e ka kuptuar që duhet të jetë pak më i freskët. Prisja që kur të futej të reagonte. Ndoshta ajo traversa duhet të ishte në minutat e para.
Lista? Tani unë mendoj, një gjë po e them, ka qenë Sindikata që e ka bërë listën. Është një brez më i ri, brezi tjetër është pak më i madh. Duhet të ishim me kauzën që u organizua kjo ndeshje. Pastaj për të tjera do të ketë sfida të tjera.
Trajneri? Për të qenë i sinqertë e kam harruar punën e trajnerit. Nuk e kam menduar ndonjëherë rikthimin në trajning pasi ka shumë vite që e kam lënë. Por, më pëlqeu emocioni që ndjeva kur isha në krye të skuadrës. Unë kam pas bërë atë ndalesën te penalltitë sepse e lejonte rregullorja”, përfundoi ai.