Bruksel, 15 dhjetor – Maqedonia ka fitues të qartë në zgjedhjet parlamentare dhe lideri i kësaj partie duhet të marrë mandat për formim të qeverisë. Diçka tjetër do të jetë shumë e qartë dhe shkelje e qartë e vullnetit të shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Këtë sot e tha deputetja me përvojë në Parlamentin Evropian, Patricia Shulin, në deklaratën për MIA-n. Sipas Shulin, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane, demokracia evropiane nuk njeh fitore në zgjedhje përmes votave të marra nga të ashtuquajturat “tryeza të gjelbra”, ndërsa votuesit e kanë bërë përzgjedhjen e tyre në zgjedhjet korrekte dhe demokratike. “Maqedonia ka pasur ditë të suksesshme zgjedhore, pa parregullsi të vërejtura, që është vërejtur edhe nga ana e OSBE/ODIHR, ndërsa e njëjta është konfirmuar edhe përshëndetur edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Kjo është shumë me rëndësi, kështu që asnjë parti nuk mund të pohojë se zgjedhjet kanë qenë të montuara. Si rezultat i kësaj, tani qytetarët e Maqedonisë mund të fillojnë me procesin e rikuperimit dhe përfundimisht t’i jepet fund krizës politike, e cila e ka përfshirë vendin”, thotë Shulin. Sipas saj, për Brukselin zyrtar edhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka mëdyshje se kush e ka realizuar fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë dhe kush duhet ta formojë Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë. “Votuesit e kanë dhënë votën e tyre, ndërsa fituesi me më shumë vota doli që të jetë VMRO-DPMNE. Pikërisht për këtë atyre duhet t’u lejohet që ta formojnë qeverinë e ardhshme”, është konkrete Shulin.