Shukriu në SHBA, takon diasporën shqiptarët

2

Shkup, 20 qershor – Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Migracion i Maqedonisë, Osman Shukriu, ka qëndruar për vizitë disa ditore në SHBA. Gjatë qëndrimit të tij, Shukriu ka realizuar takim me biznesmenë shqiptarë nga Maqedonia që punojnë në Milvoki, Uikinson dhe Çikago.

Gjatë Festës së Bajramit, pas faljes së namazit në xhaminë e shqiptarëve në Kenosha të Uikinsonit, Shukriu takoi edhe imamin e Qendrës Islamike në Kenosha, Mafiz Rustemi. Shukriu e vizitoi edhe shkollën shqipe “Kongresin e Manastirit” në Çikago, ku u prit nga udhëheqësi i shkollës shqipe, Tefik Abdullahu, ndërsa i dhuroi tekste shkollore për fëmijët. Në takim me Abdullahun, u bisedua për organizimin dhe funksionimin e shkollës shqipe “Kongresi i Manastirit” dhe Agjencisë për Migracion.

Mes tjerash, gjatë vizitës në Çikago, Shukriu u takua edhe me biznesmenin maqedonas me origjinë nga Prespa, Boris Nico. Zëvendësdrejtori i Agjencisë, Shukriu në kuadër të vizitës ka realizuar takim pune edhe me personalitet zyrtare të Konsullatës së përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë në Çikago të SHBA-së, Jakup Rexhepi dhe zëvendësin e tij, Ivo Ivanovski. Në këtë takim u bisedua për mënyrën se si trajtohet diaspora shqiptare në sferën arsimore, kulturore dhe organizmin e tyre në Çikago.

Po ashtu, të dy palët u dakorduan për bashkëpunim në aktivitete të përbashkëta për diasporën shqiptare , të cilat aktivitete do të jenë në të mirën mërgimtarëve tanë në SHBA. (koha.mk)

Comments are closed.