Është nga Gostivari dhe ka dy vite që ka nisur me muzikë. Shuki Dervishi vjen në një bisedë për Infrared të gazetës KOHA, ndwrsa tregon eksperiencën e shkurtër muzikore. Ndonëse i ri ai do vazhdojë të krijojë projekte të reja…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Sa kohë u bënë që je futur botës së muzikës?
Unë në skenën muzikore ka dy vite që jam aktiv.
KOHA: Çfarë ke përfituar dhe çfarë ke humbur nga ky profesion?
Nuk kam humbur ndonjë gjë, thjeshtë kam përfituar eksperiencë në muzikë.
KOHA: Nëse do e ndërroje drejtimin, ku mund të shihnim Shukin?
Mendoj se të kisha nderuar profesion, ndoshta do vazhdoja shkencat islame.
KOHA: Si e sheh ambientin muzikorë tek ne?
Skenën shqiptare e shoh shumë ndryshe edhe pse nuk ka shumë kohë që jam pjesë e saj.
KOHA: Asnjëherë nuk ke qenë pre e thashethemeve?
Nuk kam qenë pjesë e thashethemeve dhe për momentin ndihem shumë mirë.
KOHA: Pajtohesh me atë se vetëm me punë mund të arrihet gjithçka?
Patjetër që pajtohem se pa punë nuk ka asgjë, kurse me punë arrihen të gjitha.
KOHA: Vështirësitë që ke hasur gjatë gjithë karrierës tënde?
Po vështirësi ka, mirëpo jo vështirësi që nuk mund të kalohen.
KOHA: Cilat janë projektet me të cilat do prezantohesh deri në fundvit?
E kam në plan realizimin e pesë këngëve, por pa videoklipe – thjeshtë versionin audio.
KOHA: Ke pasur shumë suksese edhe në bashkëpunime (duete), me cilin këngëtarë do sjellësh bashkëpunimin e radhës?
Duete nuk kam pasur deri më tani e as nuk do kem ndonjë bashkëpunim me asnjë këngëtarë për momentin.