Shuhet para kohe aktorja e njohur, gjendet e pajetë në apartamentin e saj

111

Shuhet në mënyrë të parakohshme aktorja e njohur japoneze, Sei Ashina.

Aktorja 36-vjeçare u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Tokio, të hënën.

Sipas Variety, vdekja e saj është cilësuar si vetëvrasje, nga kompania e menaxhimit dhe policia e Tokios.

Vëllai i saj ishte i pari që zbuloi trupin e pajetë pasi motra nuk po i kthente mesazhe dhe telefonatat që nga e diela.

Deri më tani nuk dihet motivi që e shtyu aktoren të ndërrmerte këtë akt, pasi ajo nuk ka lënë asnjë shënim.

Comments are closed.