Carmine Caridi, i njohur për rolet e tij në pjesën e dytë dhe të tretë të filmit “Godfather”, ka vdekur në moshën 86-vjeçare, shkruan TMZ. Aktori vdiq në spitalin Cedars Sinai në Los Angeles nga pasojat e rrëzimit të kohëve të fundit, ndërsa lajmin e pikëllueshëm e konfirmuan zëdhënësit e tij.
Gjatë qëndrimit të tij në spital Carmine u prek nga pneumonia, por gjendja e tij u përmirësua përkohësisht. Pak ditë para se të vdiste, ai e kërkoi fletëlëshimin nga spitali. Të shtunën, situata iu përkeqësua, shtuan zëdhënësit, shkruan KOHA Ditore.
“Nga Broadway deri në industrinë filmike, Carmine kaloi më shumë se gjashtë dekada duke e zbavitur publikun dhe ky ishte qëllimi i tij më i madh jetësor. Talenti, shpirti, ngrohtësia dhe sharmi i tij do të jetojnë përgjithmonë. Carmine shkoi në paqe, i rrethuar nga miqtë dhe familja”, – thuhet në njoftim.
Karakteri i tij në pjesën e dytë të filmit kult “Godfather”, Carmine Rosato, e luajti një rol kyç në luftën me Frank Pentangelin, të luajtur nga Michael V. Gazzo.