Tetovë, 3 qershor – Klubi Futbollistik për Femra (K.F.F) “Tetova” për shkak të pa mundësive financiare ka qenë i detyruar të ndërpresë aktivitetin e më tejmë, njofton Koha.mk
“Nga daa 02 qershor 2019 klubi i vetëm futbollistik për vajza është detyruar të shuhet për shkak se nuk kanë mjete të mjaftueshme për të funksionuar, përkundër faktit se ata disa herë kanë bërë thirrje për donacione, zëri i tyre gjithmonë ka hasur në vesh të shurdhër. Ndjehemi jashtëzakonisht të mllefosur nga fakti se nga dita e djeshme, secilës vajzë në qytetin e Tetovës që ka dëshirë të luajë dhe praktikojë profesionalisht këtë sport, i është pamundësuar realizimi i ëndrrës”, thuhet në reagimin e Klubit Feminist, përcjellë Koha.mk
Nga Klubi Feminist iu bëjnë thirrje urgjente të gjitha institucioneve kompetente të ndërmarrin masa në lidhje me këtë, në mënyrë që ky klub futbollistik për vajza të rimëkëmbet dhe të mos lejohet shuarja e tyre.
“Secili person përgjegjës që ka detyruar këtë Klub Futbollistik të shuhet për arsye se nuk e kanë pa të arsyeshme ta financojnë duhet të japë llogari”, theksojnë nga Klubit Feminist. (koha.mk)