Ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy ka pranuar humbjen në zgjedhjet e brendshme të partisë republikane. Sarkozy tashmë po mbështetë kandidatin, Francois Fillon, i cili doli i pari në raundin e parë të zgjedhje që u mbajtën këtë të diele, shkruan BBC. Alian Juppe doli i dytë. Që të dy, Juppe dhe Fillon janë ish-kryeministra të Francës. Të dy do të përballen në një raund të ri të zgjedhje të brendshme partiake të dielën e ardhshme. Fituesi i kësaj gare, do të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.