“Unë kam bërë reagim shumë objektiv për shkak se unë jam udhëheqës i një sektori që bart këtë proces. Me këtë rast, të ngrihet iniciativë për këtë sektor, është e nevojshme të pyetet ky sektor, të meeret në konsideratë dhe të hartohet një ligj i cili do të mbrojë më mirë interesat, sepse jemi të vetëdijshëm që Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar. Një shembull konkret, është përfaqësimi i drejtë”, ka thënë Lika
Shkup, 14 mars – Shndërrimi i Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri është e arritur e madhe dhe vendim i partisë, vlerëson zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij kjo kjo e arritur është e barabartë me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Ligjin e Gjuhëve. Osmani thotë se kjo është bërë pjesë e programit zgjedhor të BDI-së dhe pjesë e programit Qeveritar, shkruan gazeta KOHA.
“Tani kemi një avancim serioz dhe ka qenë përpjekje e kamotshme dhe nëse ka ndonjë të arritur serioze në këtë Qeveri përpos, ligjit të gjuhëve, NATO-s dhe BE-së, është fakti që sekretariati për MO-në nga një shërbim, tekniko-administrativ, po shndërrohet në një organ ekzekutiv me të drejtë për të propozuar ligjet dhe të pasur organet Brenda dhe për të koordinuar implementimin e mëtutjeshëm të MO-së. Ky vendim është pjesë e analizës e cila është bërë pastaj pjesë e programit zgjedhor të BDI-së 2020 programi është miratuar në kryesi dhe këshill të përgjithshëm i cili ka marrë verdiktin e qytetarëve pasi që kemi fituar numrin më të madh të votave shqiptare dhe pastaj është bërë edhe pjesë e programit të Qeverisë”, tha Osmani.
Megjithatë, zëvendëskryeministri aktual i Sekretariatit të MO-së, Hazbi Lika, edhe dje ka kundërshtuar shuarjen e dikasterit që drejton ai. Në shënimin e 18-vjetorit të fillimit të luftimeve në Sellcë të Tetovës, Lika ka përsëritur se askush nga SIMO nuk është konsultuar për shuarjen e postit të zëvendëskryeministrit dhe themelimin e Ministrisë për sistem politik.
“Unë kam bërë reagim shumë objektiv për shkak se unë jam udhëheqës i një sektori që bart këtë proces. Me këtë rast, të ngrihet iniciativë për këtë sektor, është e nevojshme të pyetet ky sektor, të meeret në konsideratë dhe të hartohet një ligj i cili do të mbrojë më mirë interesat, sepse jemi të vetëdijshëm që Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar. Një shembull konkret, është përfaqësimi i drejtë. Unë mendoj se kjo nuk duhet të merret si një lojë dhe diçka e lehtë që mund të kapërcehet aty për aty. Ligji mund të jetë më i mirë, por kanë kaluar 17 vite dhe nuk është implementuar, afatet kanë qenë katër vite, hyjmë në konflikte për diçka që është dashur të implementohet në të kaluar”, deklaroi ai.
Ai ka përsëritur se në BDI nuk është diskutuar shuarja e SIMO-s, edhe përkundër qëndrimeve të Bujar Osmanit se për këtë çështje është biseduar në organet e partisë. “Nuk e di kur është diskutuar në BDI për këtë vendim, por e di që ka qenë një nga pikat e Platformës së Tiranës. Megjithatë, sot kur merret iniciativë për hartimin e Ligjit, unë e quaj shumë të nevojshme he shumë të arsyeshme të konsultohen të gjitha palët”, tha Lika. Në mbështetje të Likës dje është shprehur edhe ish-deputeti Rafiz Haliti, i cili ka kërkuar debat më të gjerë kombëtar për çështjet madhore, siç ka thënë ai. (koha.mk)