Derisa Michael Schumacher po vazhdon të luftojë me jetën, familja e tij po vazhdon “luftën” për t’ia siguruar mjetet financiare për shërim. Mediet gjermane raportojnë se familja e Schumacher, paguan rreth 500 mijë euro në muaj për shërimin e tij. Por këto para tash e tutje do të jetë edhe më vështirë për t’i siguruar, pasi që një kompani e njohur zvicerane e orëve, ka vendosur të ndërpresë sponsorizimin për shtatë herë kampionin Formula 1. Sponsorizimin e ka ndërprerë edhe një kompani gjermane, e cila ka qenë sponsor e gjermanit në 10 vitet e fundit. Schumacher po vazhdon shërimin në shtëpinë e tij në Zvicër, pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar në Francë derisa po skijonte më 29 dhjetor të vitit 2013.