Pas eliminimit që në fazën e grupeve, në “Rusi 2018”, Gjermania vijon të jetë vetëm një kujtim i largët i skuadrës që “pushtoi” botën në 2014-ën, nëpërmjet një futbolli pragmatist dhe të bukur. Liga e Kombeve duhet të ishte turneu ku “Pancerat” do të linin pas Botërorin rus, por humbja e mbrëmshme me rezultatin e thellë 3-0 në Amsterdam, ndaj Holandës, ka bërë që të bien kambanat e alarmit. Shtypi ndërkombëtar i bëri jehonë të madhe humbjes së Gjermanisë në Holandë, teksa kanë evidentuar qartë formën e dobët të skuadrës, ndërsa jo pak prej tyre drejtojnë gishtin nga trajneri Low, koha e të cilit në atë post, mund të ketë përfunduar.
Humbja e Gjermanisë në mediat botërore:
Itali
Sportmediaset: Super Holanda “vret” Gjermaninë, tedeskët një hap larg nga rënia
Corriere dello sport: Holanda është spektakël, turpërohet Gjermania.
Gazetta dello sport: Çfarë prove force për Holandën! Gjermania dështim.
Holandë
Algemeen Dagblad: Kampionët e Botës më 2014-ën, nuk janë më skuadra e viteve të kaluara
Volkskrant: Gjermania paraqitet dobët, Holanda shijon një sukses historik
De Telegraaf: Holanda tejkalon kufijtë gjermanë. Duartrokitje që në pjesën e pare
Spanjë
Marca: Tulipanët e rinj “shtrihen” mbi Gjermani. Natë e zezë për futbollin gjerman.
AS: Holanda shkatërron Gjermaninë, e cila tashmë rrezikon rënine nga grupi. Joakim Low edhe një here në prag të shkarkimit…
Gjermani
Kicker: “Die Mannschaft”, hija e vetëvetes
Shqipëri
Supersport: Çelin “tulipanët”, Holanda leksion futbolli Gjermanisë
Panorama Sport: Holanda super, zhyt në errësirë Gjermaninë