Një grua humbi jetën sot në lagjen e Shkupit Debar Mahallë pasi me një automjet terreni u shtyp në rrugën “Antonio Grubishiq”. Siç infrmon MPB-ja, aksidenti ndodhi sot rreth orës 8:50 minuta, kur automjeti i terrenit i drejtuar nga T.N. (1972) nga lagjja Ilinden, duke u kthyer pas, e ka goditur gruan dhe e ka shtypur me rrotën e pasme. Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ekspertiza për aksidentin është në vijim.