Një grua dhe dy fëmijë janë shtypur për vdekje pranë një kampi refugjatësh të komunitetit Rohingya. Tre persona, emrat dhe mosha e të cilëve nuk është bërë e ditur, kanë humbur jetën përderisa po përpiqeshin që të merrni ndihma të cilat u hodhën nga një kamion në Bal Harbali Pan Bazar pranë kampit të refugjatëve Kutupalong, bëjnë të ditur autoritetet në Bangladesh.
Vdekjet kanë ngjallur kujtesën e zymtë të dëshpërimit në kampet pranë kufirit me Mianmarin, ku rreth 409 mijë refugjatë janë vendosur që nga 25 gushti. Eksodi filloi pasi militantët e komunitetit Rohingya vranë 12 zyrtarë të sigurisë në vendet kufitare në shtetin Rakhinë në Mianmar, duke rezultuar më pas me një ‘spasrim etnik’ nga ana e qeverisë.
Amnesty International ka akuzuar ushtrinë e Mianmarit që ka djegur fshatra të tëra të komunitetit mysliman, ndërsa qeveria thotë se po synon terroristët. Së fundmi, edhe Bangladeshi ka vështirësuar jetën e tyre, pas ka marrë vendim që të marrë masa për të ndaluar hyrjen e refugjatëve në vend.