Gjykata Supreme në Athinë e anuloi seancën në të cilën duhet të shqyrtohej ankesa për vendimin për ekstradim të gjykatës në Selanik, për ish-shefin e DSK-së Goran Grujevski dhe kolegun e tij Nikolla Boshkovski, sepse mungonte një prej avokatëve, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Sipas programit të Gjykatës, së bashku me Grujevskin dhe Boshkovskin sot kishte gjykim për edhe 18 raste të tjera.
Seanca e kaluar gjyqësore që u mbajt më 16 shkurt, u shty për shkak të periudhës së shkurtër që e kanë pasur avokatët për shqyrtimin e lëndës dhe pasi nuk ishte siguruar përkthyes në gjuhën maqedonase. Ndërkohë, Grujevski dhe Boshkovski mbeten në burgun e Athinës “Koridalos”. Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi zhvillohen tre procese të ndryshme që nuk lidhen me njëri-tjetrin
Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, gjykimi pas tre shtyrjeve, do të mbahet më 17 maj të këtij viti. Rasti tjetër është për kërkesën e parashtruar për azil më 29 nëntor të vitit të kaluar.
I treti është për kërkesën nga ana e Maqedonisë për ekstradim, për të cilin Këshilli i gjykatësve në Selanik, më 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të ekstradohen në Maqedoni dhe menjëherë më pas avokatët e tyre parashtruan ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Athinë.