Seanca e përbashkët e qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë që u paralajmërua për më 21 mars është shtyrë. Shtyrja, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, është për shkak obligimeve urgjente të Kryeministres të Republikës së Serbisë Ana Bërnabiq. Nga Qeveria do të informojnë për datë të re të konfirmuar për mbajtjen e seancës ndërqeveritare me Republikën e Serbisë.