Shkup, 26 shkurt – Me kërkesë të mbrojtjes, gjykimi për lëndën “Mitmarrje” ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev është shtyrë për më 6 mars, konfirmojnë për MIA-na nga Gjykata Penale.
Seanca e kaluar ishte anuluar me kërkesën e prokurorit publik i cili e kishte informuar gjykatësin e ri të lëndës, Darko Todorovski se nuk mund të marrë pjesë në gjykim.
Zaevi në rastin “Mitmarrje” është i akuzuar se si kryebashkiak i Strumicës ka kërkuar mitmarrje rreth 160.000 euro nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov Saçavaliev për legalizim të tokës ndërtimore.
Ndryshe, kryeministri Zaev, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar sot në Londër do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor për tërheqjen e investimeve të huaja.