Është shtyrë zgjatja e planifikuar e kontratës së sulmuesit argjentinas të Juventusit, Paolo Dybala. Kjo pasi agjenti i tij ka udhëtuar për në Argjentinë. Por, sulmuesi thotë se ka besim se kontrata e re do të nënshkruhet shumë shpejt, transmeton Express. “Agjentit i është dashur të rikthehet në Argjentinë sepse bashkëshortja e tij ka lindur djalë. Por unë mbes optimist se nënshkrimi do të vijë,” ka thënë Dybala.