Ndeshja çerekfinale e Kupës së Gjermanisë mes Sportfreunde Lotte dhe Borussia Dortmundit është shtyrë për një afat të pacaktuar. Kjo pasi fusha e ekipit nikoqir Lotte nuk ishte në gjendje të mirë pas të reshurave të shumta atmosferike dhe tani nuk dihet kur do të zhvillohet ndeshja që ishte paraparë të fillonte prej orës 20:45.