Shkup, 14 tetor – Gjykimi për ndjekjen e paligjshme të komunikimit “Target-Fortesa” shtyhet për më 16 tetor, për shkak të mungesës të të akuzuarit Sasho Mijallkovit, i cili në ditën e djeshme ka pasur simptoma të koronavirusit – rritje të temperaturës dhe kollitje, pasi bashkëshortja e tij ka qenë pozitive ndaj Kovid-19.
Avokati i tij Lupço Shvërgovski, e njoftoi gjykatën se Sasho Mijallkovi gjatë ditës së sotme do të testohet, pas çfarë deri te gjykata do të dorëzohen rezultatet.
“Mbrëmë vonë më njoftoi Sasho Mijallkovi, se bashkëshortja e tij Ana Mijallkova është pozitive në testin për koronavirus. Njëkohësit ai më tha se ka rritje të temperaturës dhe kollitje të thatë dhe sot pasdite do të bëjë test”, deklaroi Shvërgovski.
Deri te gjykata, mbrojtëse i Mijallkovit, e dorëzoi testin pozitiv.
Paraprakisht, Gjykata vuri në dukje një shkresë me shkrim nga Stojançe Angellovi, me kërkesë që të përfshihet si i dëmtuar në këtë lëndë.
Në seancën e sotme, duhej të merren në pyetje shumë dëshmitar të dëmtuar.
Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa aktakuza përfaqësohet nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.
Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë.
Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.