Shkup, 21 nëntor 2- Ish-ndihmës ministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski, i cili akuzohet në lëndën “Treqind” të PSP-së sot nuk erdhi në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit për arsye shëndetësore. Gjykimi është shtyrë për më 27 nëntor.
Avokatët e Popovskit dorëzuan dokumentacion mjekësor deri te Gjykata se ka hapur pushim mjekësor dhe pengohet për të ardhur në gjykim.
Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai kërkoi ekspert mjekësor për të konfirmuar nëse i akuzuari mund të marrë pjesë në seancat gjyqësore. “Popovskit ndoshta do t’i duhen dy vjet për t’u rikuperuar dhe vallë ne aq do të presim”, tha Fetai.
Popovski dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me furnizimin publik të 300 automjeteve, me çka e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.
Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë të paligjshme i ka ndarë marrëveshje për shit-blerje dhe mbajtje të automjeteve Porshe Maqedoni SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobila Ruis SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Auto Kuqa SHPK Shkup, të zgjedhur si oferta më të volitshme ekonomike.
Në këtë lëndë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të mbahet seancë gjyqësore edhe për lëndën “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan.