Shkup, 7 nentor – Seanca për rastin “Trust” ku i akuzuar i parë është biznesmeni dhe pronari i TV NOVA, Sead Koçan sot është anuluar për 14 nëntor, pasi mbrojtja konsideron se të akuzuarit kanë marrë vetëm aktakuzën pa listën e dëshmive që ka propozuar PSP-ja.
Prokurori nga PSP, Gavril Bubevski ka thënë se kanë dorëzuar prova të mjaftueshme për secilin pjesëmarrës në procedurë, ndërsa punë e Këshillit të Gjyqit Shkupi 1 është nëse ka dorëzuar apo jo deri te të akuzuarit edhe listën e dëshmive krahas aktakuzës.
Në rastin “Trust” bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh për tender prej 17 milionë euro që më 2011.