Shtyhet gjykimi për 27 prillin, pritet përgjigje nga Gjykata e Apelit për ankesat e refuzuara për amnisti

3

Shkup, 15 janar – Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë shtyhet për më 21 janar që Gjykata e Apelit të përgjigjet për ankesat e kërkesave të refuzuara për amnisti dhe ato të bëhen të plotfuqishme.

“Në pajtim me Ligjin për amnisti, një pjesë kanë kërkuar dhe tani më e anë marrë, ndërsa një pjesë e kërkesave janë refuzuar. Për një pjesë të kërkesave të refuzuara ende nuk ka vendime të plotfuqishme. Kjo paraqet pengesë për debatin e mëtutjeshëm. Debati i fundit shtyhet për më 21 janar”, deklaroi gjykatësja Dobrila Kacarska.

Në sallën gjyqësore në seancën e sotme ishin të pranishëm vetëm të akuzuarit Mitko Çavkov, Munir Pepiq, Goran Gjoshevski Levi, Mitko Peshov, Dushko Lazarov, Oliver Radulov, Igor Durlovski dhe Abdulfeta Alimi.

Gjykata në fillim informoi se nëntë të akuzuarit të cilët janë në arrest shtëpiak dhe paraburgim nuk janë zbatuar për shkak të ekonomizimit të procedurës, sepse seanca e sotme do të shtyhet.

Në seancën e ardhshme do të duhet të bëhet ndryshim i aktakuzës në pajtim me Ligjin për amnisti dhe të fillohet me fjalët përmbyllëse.

Prokurorja Vilma Ruskoska e njoftoi gjykatën se aktakuzën do t’i dorëzojë në formë të shkruar të gjithë të akuzuarve.

Gjykimi për rastin “27 prilli” filloi në muajin gusht të vitit të kaluar kundër gjithsej 33 personave, nga të cilët 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Në kuadër të procedurës dëshmuese u morën në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si dhe një dëshmitar i rrezikuar, në dëshminë e të cilit u përjashtua opinioni, Si dëshmitarë u morën në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Maçevski, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, Peshkopi Pimen etj.

Pas deklaratës së Stefan Mladenovskit para gjykatës, i cili tha se për futje në Kuvendi kur LSDM-ja do të formojë Qeveri ka mësuar në muajin shkurt të vitit 2017 nga Aleksandar Vasilevski Ninxha, në takimin në të cilin ka pasur edhe njerëz të MPB-së dhe të DSK-së, më 4 dhjetor në kërkesë të Prokurorisë publike  u arrestua ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski,

Me 95 vota “për” pa kundër dhe të përmbajtur, Kuvendi më 18 dhjetor e solli me procedurë të shkurtuar Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, në pajtim me të cilin amnistia nuk ka të bëjë për organizatorët, personat të cilët kanë kryer dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur dhunë, si dhe personat zyrtarë të cilët i kanë shkelur autorizimet zyrtare.

Deri më tani amnisti kanë marrë 15 persona për rastin “27 prilli”, si dhe pesë persona të përfshirë me lëndë të tjera. Për të gjitha kërkesat tjera ende vijon afati për vendimmarrje.

Mendim pozitiv për kërkesat për amnisti, kanë marrë pesë deputetë – Mukoski, Arnaudov, Vasilevski, Tarçullovski dhe Dimovski, organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, të punësuarit në kabinetin e spikerit të atëhershëm të Kuvendit Ivan Cvetanovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, vëllezërit Mlladenovski të cilët të parët zbuluan hollësitë për organizimin e të enjtes së përgjakur dhe Zaharie Simovski, Ilija Sllavevski dhe Mitre Pitropovski nga shoqatat patriotike.

Comments are closed.