Shkup, 21 nëntor – Për shkak të periudhës së shkurtër kohore për dorëzimin e kërkesë për shoqërimin e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov nga paraburgimi, seanca e sotme për “Fortesa-Target” për ndjekje të paligjshme të komunikimeve është shtyrë për më 4 dhjetor të këtij viti.
Në seancën paraprake gjyqësore deklaratë ka dhënë dëshmitari Gjorgji Llazarevski, i cili së bashku me Zvonko Kostovskin i kanë nxjerrë bombat nga DSK-ja dhe falë tyre është zbuluar afera me përgjimin.
Hetimi për lëndën “Fortesa” ishte hapur më 29 mars të vitit 2016, ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, ndërsa për shkak të lidhshmërisë së tyre janë bashkuar në një lëndë. Akuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017.
Në lëndën e bashkuar “Target – Fortesa”, janë të akuzuar ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallokov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, Vlladimir varelov nga DSK-ja dhe psë persona të tjerë të Drejtorisë.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 e deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonikë për të cilat aspak nuk janë lëshuar urdhra gjyqësorë. Komunikimi ishte ndjekur para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatje së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.
Sasho Mijallkov dhe Goran Grujovski, së bashku me Gordana jankullosën dhe Nikola Boshkoskin ngarkohen edhe për shkatërrimin e sistemit për përgjim të MPB-së dhe pajisjeve të operatorëve në vlerë prej 1.418.879, ndërsa Valentina Simonovska për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Ish drejtorit të DSK-së, Mijallkov i është shqiptuar paraburgim 30-të ditëve me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike për lëndën “Target-Foretsa”.