Shkup, 28 nëntor – Gjykatësja Dobrilla Kacarovska e anuloi fillimin e seancës së sotme gjyqësore për rastin e 27 prillit, pasi i akuzuari Vilijam Mihajllovski u ankua për dhimbje koke.
I akuzuari Mihajllovski kërkoi ndihmë mjekësore për shkak, siç tha, të dhimbjeve të forta të kokës, ku paraprakisht kishte bërë operacion.
Më pas gjykatësja Kacarka, thirri Ndihmën e Shpejtë dhe tha se seanca do të vazhdojë pas pushimit.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe prezantimin e dëshmive të propozuara nga mbrojtja.
Në seancën e kaluar deputetët e akuzuar Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski hoqën dorë nga dhënia e deklaratave para Gjykatës.
Për rastin “27 Prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.
Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.