Shtyhen zgjedhjet për president të Barcelonës

17

Qeveria e Katalunisë në marrëveshje me bordin në detyre të Barcelonës kanë vendosur të shtyjnë zgjedhjet për president të Barcelonës dhe tani do të vendoset për një datë të re. Vendimi për t’i shty këto zgjedhje vjen si pasojë e gjendjes me koronavirus në Kataluni.

24 janari ka qenë data kur ishte planifikuar të mbaheshin këto zgjedhje, megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodh. Raportohet se është duke u shqyrtuar edhe mundësia që anëtarët të votojnë me postë.

Ndërkohë, Barcelona ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për president të Barcelonës që kanë siguruar firmat e nevojshme për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ata janë Joan Laporta, Víctor Font dhe Toni Freixa, të cilët pritet të garojnë për postin e lartë drejtues. Derisa, nuk kanë mundur ta vijojnë më tej betejën Benedito, Vilajoana, Farré, Fernández Alá, Riera dhe Rousaud. Ky i fundit njoftoi se po tërhiqej nga procesi.

Bordi Zgjedhor ka bërë publik numrin e firmave që siguruan tre kandidatët. Kështu, nga 10 272 firma që Laporta paraqiti të hënën, 9 625 janë vërtetuar. Për Font janë konfirmuar 4 431 dhe për Freixa 2 634.