Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka marrë vendimin për të shtyrë të gjitha ndeshjet e javës së 27-të të Serisë A që ishin në prag për t’u luajtur sot. Ky vendim u mor pas vdekjes së papritur të kapitenit të Fiorentinës, mbrojtësit Davide Astori, që u gjend pa jetë në dhomën e hotelit, ku ishte grumbulluar bashkë me skuadrën në prag të ndeshjes me Udinese.
FIGC fillimisht anbulloi ndeshjen e Fiorentinës (niste në orën 15:00) dhe më pas anulloi edhe atë Genoa-Cagliari, që duhej të kishte nisur në orën 12:30, pasi lojtari kishte kaluar një pjesë të karrierës me skuadrën e Cagliari. Por pak minuta më parë erdhi vendimi për t’u shtyrë të gjitha sfidat e mbetura të kësaj jave, përfshi edhe derbin Milan-Inter.