Shkup, 19 gusht – Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata do të shiten me çmim më të lartë për gjysmë denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER 95 dhe 98 mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës, përcjellë KOHA.
Në pajtim me vendimin, çmimi i ri i dizelit do të jetë 60,50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 50,50 denarë për litër.
EUROSUPER BS – 95 edhe më tej do të shitet sipas çmimit prej 66,50 denarësh për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 me çmim prej 68,50 denarësh për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit ulet për 0,711 denarë për kilogram në raport me çmimin paraprak të konfirmuar, kështu që prej tani ai do të shitet me çmim prej 31,650 denarësh për kilogramë. (koha.mk)