Shtrenjtohen qiratë në Karposh

Në komunën e Karposhit në metër katror për hapësirë banesore në muaj në kuartalin e tretë të vitit të kaluar paguhej me nga 320 denarë, respektivisht 93 denarë më shumë në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2015 kur çmimi ishte 227 denarë, tregojnë të dhënat e fundit nga Regjistri i çmimeve dhe qirave në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive. Çmime stabile të qirave janë regjistruar në komunën e Qendrës, ku në kuartalin e tretë të vitit 2015 çmimi ka qenë 294 denarë, ndërsa vjet në kuartalin e tretë ka qenë 254 denarë. Kadastra ka regjistruar qira stabile edhe në komunën e Aerodromit. Analiza e bërë në kuartalin e tretë nga vitit 2015 me kuartalin e tretë të vitit 2016 tregon se çmimi është pothuajse identik dhe lëviz rreth 175 denarë për metër katror hapësirë banesore. Në komunën e Kumanovës ka një rënie të lehtë të çmimeve të qirasë së banesave për 10 denarë për metër katror. Aty në kuartalin e tretë të vitit 2015 çmimi mesatar arrin 134 denarë, ndërsa në kuartalin e tretë nga viti i kaluar 112 denarë. Në Regjistrin e çmimeve dhe qirave në kuartalin e tretë të vitit të kaluar janë evidentuar 1.859 transaksione me vlerë prej 31.254.624 denarësh. Në kuartalin e dytë 2015 duke përfshirë edhe kuartalin e tretë vjet ka pasur gjithsej 11.774 marrje me qira në vlerë prej 208.573.202  denarësh.