Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 dhe i EUROSUPER BS-98 do të rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për 1,5 denarë për litër. Kështu ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë. Me këtë çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 67,00 den/lit., ndërsa ai i EUROSUPER BS-98 do të jetë 69,00 den/lit. Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 54,00 den/lit., ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 42,50 den./lit.