Bruksel, 17 qershor – Shtetet Evropiane janë duke e shqyrtuar vendosjen e taksave të reja në komunikacionin ajror për shkak të ndotjes, me çka do të rriten çmimet e biletave të fluturimit me aeroplan. Në industrinë ajrore me muaj është duke u diskutuar për vendosjen e taksës ekologjike për shkak të kritikave se aviacioni komercial është përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimit të përgjithshëm të gazrave të dëmshme.
Sipas organizatës ndërkombëtare për aviacion civil, bëhet fjalë për dy për qind të sasisë së përgjithshme të këtyre gazrave, ndërsa organizata joqeveritare “Klajmat ekshën netvork” vlerëson se në pyetje janë pesë për qind, transmeton KOHA.
Suedia tashmë ka vendosur taksa për kerozinë prej 6 deri në 38 euro për një biletë, ndërsa në këtë shtet me zë flitet se “është turp të udhëtohet me aeroplan”. Franca është duke e analizuar mundësinë për pezullimin e të gjitha fluturimeve vendore për të cilat ekziston zëvendësimi për udhëtim me tren më të shkurtër se pesë orë.
Belgjika dhe Holanda në fillim të vitit e ngritën çështjen e ndotjes dhe pritet të jenë një prej temave të takimit të Këshillit të ministrave të Komunikacionit të BE-së në Luksemburg.
Sipas një raporti të besueshëm të KE-së, të publikuar para ca kohësh në opinion, një taksë prej 330 euro për një ton kerozinë do t’i zvogëlonte emetimet e gazrave të dëmshme për 11 për qind. Në propozim ligjin shkruan se një fluturim nga Parisi në Marsej i lëshon 178 kg gazra të dëmshëm për një udhëtar, ndërsa për udhëtimin e njëjtë me tren – 4,14 kg për një udhëtar.