Vjenë, 24 nëntor – Zëvendëskancelari austriak Hajnc – Kristijan Shtrahe konsideron se Vjena zyrtare duhet të propozojë organizim të konferencës paqësore për zgjidhjen e çështjes kosovare dhe sërish e përkrahu idenë për këmbim të territoreve.
Në takimin e mbrëmshëm me përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Austri, Shtrahe vlerësoi se çështja kosovare duhet të zgjidhet sepse i pengon Prishtinën dhe Beogradin në rrugën drejt BE-së, ndërsa njëherit ndikon edhe negativisht në stabilitetin dhe paqen e rajonit.
“Pa zgjidhje të atij problemi, nuk ka as pranim në BE”, përsëriti Shtrahe.
Ai shprehu bindje se iniciativa për këmbim të territoreve, për të cilën folën presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq është mënyra e vetme që përfundimisht të zgjidhet kontesti.
“Kancelari austriak Sebastijan Kurc, i cili ka kontakte të shkëlqyera me Prishtinën do të duhet të ketë ndikim, ndërsa unë, që i përfaqësoj interesast serbe, do ta bëja atë në Beograd”, tha Shtrahe.