Ankara, 6 dhjetor – Numri i të burgosurve në Turqi në vitin 2017 është rritur për 15,7 për qind në krahasim me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e Institutit turk për statistikë.
Sipas të dhënave të Institutit, vitin e kaluar në Turqi ka pasur mbi 232 mijë të burgosur, prej të cilëve 66 për qind me statusin “të dënuar” ndërsa 34 për qind tjerë kanë qenë në paraburgim.
Nga numri i përgjithshëm i të burgosurve 96 për qind kanë qenë burra, ndërsa katër për qind gra.
Të dhënat tregojnë se çdo vit në Turqi ka rritje të numrit të njerëzve të cilët përfundojnë pas grilave